7 dite 8 nete
Giordania 360° se bashku
✅ Bileta avioni vajtje-ardhje Tiranë – Amman e përfshirë në çmim.✅ Viza për Jordaninë e përfshirë.✅ Pass për hyrje në Petra dhe site
të tjera arkeologjike gjatë udhëtimit.✅ 7 netë në hotele të përzgjedhura me kujdes për komoditet dhe vendndodhje të favorshme, në dhomë dyshe. Për dhomë teke, çmimi mund të rishikohet në bazë të disponueshmërisë.✅ 1 natë magjike në kamp në shkretëtirën e Wadi Rum, nën qiellin e mbushur me yje.✅ Darka tradicionale beduine në kamp, me atmosferë autentike dhe çaj në shkretëtirë.✅ Ekskursion me xhip 4x4 në shkretëtirën e Wadi Rum, për të eksploruar peizazhet unike.✅ Aqaba, xhiro ne anije 5 h, me drekë të përfshirë, snorkling.✅ Një ditë e paharrueshme plot adrenalinë në kanionin e ujit të Wadi Aya – eksplorim, argëtim dhe drekë tipike jordaneze të përfshirë.✅ Një ditë e plotë për të vizituar Petrën, një nga 7 mrekullitë e botës.✅ Relaks në Detin e Vdekur, për një përvojë unike lundrimi mbi ujë.✅ Të gjitha mëngjeset përfshihen.✅ Transport me makina me qira, për liri dhe fleksibilitet maksimal gjatë gjithë udhëtimit.✅ Mbështetje dhe shoqërim nga Elsa, gjatë gjithë udhëtimit.✅ Grup WhatsApp për koordinim dhe ndarje emocionesh.✅ Grup i vogël (max 10 persona) për një eksperiencë intime dhe të personalizuar.


Miresevini ne Jordani
Përgatitu për një udhëtim magjik në kohë!
Do të magjepsesh nga zbulimi i rrënojave të lashta të Petras në një mënyrë të veçantë dhe të paharrueshme. Do të lundrosh në ujërat e kripur të Detit të Vdekur dhe do të përjetosh aventura unike në shkretëtirën e Wadi Rum-it. Këto janë vetëm disa nga eksperiencat fantastike që do të ndajmë së bashku.Mos u shqetëso nëse udhëton vetëm — gjatë këtij udhëtimi do të bësh miq dhe do të ndash momentet e bukura me mua dhe pjesëmarrës të tjerë.Ja disa nga gjërat që do të bëjmë dhe shohim gjatë udhëtimit:
Petra, ku gurët tregojnë sekretet e së kaluarës
Historia që flet
Do të eksplorojmë Petran në një mënyrë krejt ndryshe: do të nisim nga “Petra e Vogël”, duke ecur nëpër peizazhe spektakolare drejt Manastirit, dhe më në fund do të zbulojmë Thesarin e famshëm, një nga 7 mrekullitë e botës.


Relaks në Detin e Vdekur
Këtu nuk do të notosh, por do të lundrosh pa asnjë mundim! Ujërat janë kaq të kripura që trupi yt do të qëndrojë mbi to si në një shtrat të butë natyral. Do të ndjesh qetësi dhe lehtësim që është e vështirë ta përshkruash me fjalë. Është një eksperiencë që duhet përjetuar një herë në jetë dhe do të të mbetet në mendje për shumë kohë. Më mirë një pushim i veçantë se sa një ditë e zakonshme!
Aventurë magjike në shkretëtirën e Wadi Rum-it
Do të kalojmë një natë të paharrueshme në kampet tradicionale beduine, nën një qiell plot yje që të lë pa frymë. Atje do të shijojmë çajin e ngrohtë dhe do të dëgjojmë historitë e tyre për jetën në shkretëtirë — një përvojë autentike që të bën të ndihesh pjesë e një bote tjetër.Adrenalinë në jeep në shkretëtirën e kuqe
Do të bëjmë një safari me 4x4 mes shkretëtirës spektakolare të Wadi Rum-it, ku peizazhet e jashtëzakonshme do të të çojnë në një udhëtim që ngjan si në një planet tjetër. Do të eksplorojmë vende të fshehta dhe do të ndiejmë rritjen e adrenalinës përmes këtij aventure unike.
Informacione te rendesishme!
📌 Ky është një udhëtim për ata që nuk kërkojnë luks apo perfeksion, por dëshirojnë një eksperiencë të vërtetë, autentike dhe me fleksibilitet për ndonjë ndryshim të momentit.⚠️ Rezervimet pranohen deri më 15 korrik👥 Numri maksimal i pjesëmarrësve: 10/15 personaUdhetimi eshte: 1590 Euro, 50% e pageses ne momentin e rezervimit dhe 50% brenda dates 30 gusht 2025
Për më shumë detaje dhe rezervime, na shkruaj në email [email protected]

